Zëvendësministri Zafir Berish kujton ish-profesorin Karavidaj si një frymëzues të gjeneratave për çështjen kombëtare
Zëvendësministri i Brendshëm, njëherësh kryetar i NISMA-s në Prizren, Zafir Berisha, ka kujtuar ish-profesorin prizrenas, Kamber Karavidajn, i cili u nda nga jeta sot, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Në një postim në profilin e tij në “facebook”, Berisha ka treguar se si ndonëse si mësimdhënës i Kimisë, gjatë viteve 1980, profesor Karavidaj ishte nga të dalluarit për frymëzimin e gjeneratave të reja për çështjen kombëtare!
Postimi i tij:
Sot ka ndërruar jetë profesori shumë i nderuar Kamber Karavidaj, të cilin pata fatin ta kem mësimdhënës gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar. Ishte nga profesorët e dalluar dhe frymësues i gjeneratave të reja se si duhet atdheu, edhe pse profesor i kimisë, ai vazhdimishtë na foli për situatën në Kosovë e cila gjendej e okupuar nga regjimi i Beogradit dhe na motivonte që të angazhohemi dhe të luftojm për Kosovë! Ngushëllime familjes Karavida miqëve dhe bashkëpuntorëve të profit!!! Zafa