Zgjedhen anëtarët e Bordit të RTK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme kanë zgjedhur anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Kështu njoftoi kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Për bordin e RTK-së prej 9 anëtarëve, nga Komisioni ishin propozuar 18 emra, 8 nga ta meshkuj shqiptarë, 8 femra shqiptare, një mashkull i komuniteti serb si dhe një femër nga komuniteti serb.

Emrat e propozuar janë; Driton Hetemi, Besnik Boletini, Ejup Gojnovci, Safet Kabashaj, Bekim Sele, Petrit Çollaku, Enis Halimi, Gazmend Vitaku, Fatime Lumi-Qehaja, Arta Berisha, Albulena Mehmeti, Jehona Ademaj-Sejdiu, Shukrije Rama, Mejreme Krasniqi-Sadiku, Mihane Nartilë Salihu-Bala, Teuta Hoxha Morina, Mihailo Sçepanoviq dhe Nelica Velikoviq./Io/