23-04-2024

Zgjedhet rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”

Mentor Alishani është zgjedhur rektor i Universitetit të Prizrenit ”Ukshin Hoti”.

Me të gjitha votat për të, ai i mundi 5 kandidatë të tjerë, meqë i 6-ti u tërhoq nga gara në ditën e intervistimit.

Përzgjedhja e tij nga aktivistët po pretendohet se erdhi falë lidhjeve të tij politke me Lëvizjen Vetëvendosje dhe një takimi që supozohet të ketë ndodhur pas shpalljes së konkursit mes tij, ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e asambleistes së LVV-së në Prizren, njëkohësisht motrës së tij, Dafina Alishani.

Një takim të tillë e mohuan në Ministrinë e Arsimit, ku deklarohen se Nagavci asnjherë nuk e ka takuar rektorin e sapozgjedhur, e ky institucion në asnjë formë nuk ka ndikuar në përzgjedhjen e tij.

Se mori pozitën me përkrahje politike e mohon edhe tashmë rektori Alishani, i cili thotë se nuk ka qenë i përfshirë asnjëherë në politikë.

Po ashtu nga Këshilli Drejtues, thonë se nuk kanë pasur presion apo sugjerim për ta përzgjedhur Alishanin, ani pse të gjithë anëtarët i dhanë votë atij.

Asnjë koment

Comments are closed.