27-07-2024

Zhduket një vajzë e mitur në Prizren, nëna dyshon se ka ikur me një person

Ndihmën e Policisë dje e kërkuar një grua në Prizren, e cila ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më.

Sipas dyshimeve të nënës, 15-vjeçarja është larguar me një person me të cilin ishte në kontakt të vazhdueshëm tash e një kohë, raporton Gazeta Sinjali.

Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Asnjë koment

Comments are closed.