27-04-2024

Zidane tregon se është një njeri i madh

Zidane u largua ditë më parë nga skuadra e Real Madridit, ani pse sukseset me këtë skuadër nuk munguan.

Ai pas shkëputjes së kontratës ka hequr dorë nga të hollat që Real Madridi duhet ti pagunte atij.

Kontrata e Zinedine Zidane kishte vlerë prej 9 milion euro në sezon dhe mbaronte në vitin 2020. Kur ai u largua, Zidane mes tjerash po ashtu hoqi dorë edhe nga 18 milion eurot që Real Madridi duhej t’i paguante.

Dhe kjo nuk është hera e parë që ai bën diçka të ngjashme. Në vitin 2006, kur u pensionua si lojtar, Zizou po ashtu hoqi dorë nga pagat që Real Madridi duhej t’i paguante deri në fund të kontratës./rtk/

Asnjë koment

Comments are closed.