Zvicra e heq Kosovën nga lista e vendeve me rrezik nga përhapja e koronavirusit
Zvicra e ka hequr Kosovën nga lista e vendeve me rrezik të lartë nga përhapja e pandemisë COVID-19.
Shifrat në rënie të rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë kanë shtyrë autoritetet zvicerane ta largojnë Kosovën nga lista e karantinës. Nga 6 maji Kosova nuk do të jetë në këtë listë dhe lista vlen deri më 16 maj.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 153 raste pozitive me koronavirus dhe katër të vdekur. Numri i rasteve aktive në Kosovë është 7347.