25-04-2024

Zvicra eliminohet nga Spanja në penallti

Spanja ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020” pasi ka eliminuar Zvicrën pas gjuajtjes së penalltive. Në penallti, Spanja fitoi 3:1 pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet shtesë përfunduan me rezultat 1:1.

Spanja kaloi në epërsi qysh në minutën e 8-të falë autogolit të Denis Zakaria, ndërkohë për barazimin e rezultatit shënoi Xherdan Shaqiri në minutën e 68-të.

Zvicra luajti nga minuta e 77-të me një futbollist më pak në fushë kur Remo Freuler u ndëshkua direkt me të kuq.

Në vazhdim, spanjollët dominuan ndeshjen por nuk arritën të shënonin dhe ndeshja u vendos në 11-metërsha.

Skuadra e Luis Enrique u tregua më e saktë nga gjuajtja e penalltive, ku realizuan tre gola nga pesë penallti të goditura, ndërkaq helvetët realizuan një nga katër penallti të ekzekutuara.

Në gjysmëfinale, Spanjë pret fituesin e ndeshjes Belgjikë – Itali./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.