19-04-2024

Zvicra ka ndarë edhe 8.2 milion euro për sistemin shëndetësor të Kosovës

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly dhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj kanë nënshkruar marrëveshjen e re të bashkëpunimit për t’i bërë shërbimet shëndetësore kualitative më të qasshme për qytetarët e Kosovës.

“Zvicra ka ndarë edhe 8.2 milion euro të tjera për të forcuar më tej Kujdesin Parësor Shëndetësor gjatë katër viteve të ardhshme dhe për të mbështetur në veçanti pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike në 20 komuna”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Zvicrës në Kosovë.

Lexo edhe:

Ngritet Kallëzim Penal ndaj Beni Kizollit, drejtorit të Mytaher Haskukës (dok)

Me këtë rast Ambasadori Kolly theksoi se është tejet e rëndësishme që sistemi shëndetësor në Kosovë të ketë më në qendër të vëmendjes pacientin.

Qeveria zvicerane përmes organizatës AQH projekt në vazhdimësi e mbështetë  sistemin shëndetësor në Kosovë dhe marrëveshja e sotme është në vijimësi të kësaj mbështetje.

Asnjë koment

Comments are closed.