26-04-2024

Në Malishevë mblidhen për ta përcjellë Haxhi Shalën -nesër shkon në Hagë

Deputeti i AAK’së, Haxhi Shala do të udhëtojë nesër për në Hagë të Holandës për tu paraqitur në Gjykatën Speciale.

Ai është ftuar në cilësinë e të të dyshuarit më 24 gusht të këtij viti.

Lexo Edhe:

Monumenti i Heronjve të UÇK-së në malin e Pashtrikut ( FOTO-Reportazh )

Lajmin për udhëtimin e tij në Hagë e ka bërë të ditur ish-kryetari i Malishevës Isni Kilaj përmes një postimi në Facebook.

“Haxhi Shala nesër udhëton për Hagë! Ai ishte emër që bëri histori në luftën e UÇK-së! Ne jemi me te në këtë betejë”, ka shkruar Kilaj./GE

Asnjë koment

Comments are closed.