25-11-2024

Zvicra merr vendim të rëndësishëm për të huajt që kërkojnë azil

Parlamenti ka rënë dakord të lejojë autoritetet të përdorin të dhëna elektronike nga celularët, tabletët, kompjuterët dhe USB -të për të përcaktuar identitetin e azilkërkuesve në Zvicër.

Të mërkurën Senati ndoqi Dhomën e Përfaqësuesve, pavarësisht kundërshtimit nga e majta politike, e cila argumentoi se masa është një shkelje e të drejtave themelore. Ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, tha se masa e re do të zbatohej vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Autoritetet e imigrimit kryen një projekt pilot të ngjashëm gjashtëmujor më 2017-18 dhe thanë se ai kishte dhënë rezultate të dobishme në rreth 15% të rasteve.

Në një vendim tjetër, Senati gjithashtu ndoqi dhomën tjetër parlamentare në miratimin e testimit të detyrueshëm Covid për azilkërkuesit që janë në pritje të dëbimit. Kjo masë zbatohet për njerëzit mbi moshën 15 vjeç. Ajo mbetet e vlefshme deri në fund të vitit 2022.

Qeveria dhe shumica në Parlament argumentuan se numri i azilkërkuesve të refuzuar ishte rritur ndjeshëm në muajt e fundit dhe situata nuk kishte gjasa të ndryshonte së shpejti, përcjell tutje albinfo.ch.

Asnjë koment

Comments are closed.