25-04-2024

Zvicra rrit listën e shteteve që i konsideron si zona të rrezikshme, por Kosova…

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka azhurnuar listën e vendeve me rrezik në rritje të infektimit me korona. Kosova as këtë herë nuk është futur në këtë listë nga Zvicra.

Maldivet, Barbadosi, Luksemburgu, Kili, Kuvajti dhe rajone të ndryshme në Austri dhe Itali janë pjesë e kësaj liste, shkruan Indeksonline.

Me përditësimin e fundit, Zvicra ka hequr masat ndaj Gjermanisë në të gjitha rajonet. Lista e re do të hyjë në fuqi që nga sot.

Në bazë të rregullave, kushdo që hyn në Zvicër me avion duhet të testohet.

Po ashtu, karantina 10-ditore është e detyruar nga shtetet që klasifikohen me rrezik të lartë.

Në listën e shteteve me rrezik të lartë vazhdojnë të jenë edhe Shqipëria e Mali i Zi./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.