23-11-2024

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë reagon pas shkarkimit të Valdete Dakës

Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit që dje ka marrë presidentja e vendit, Vjosa Osmani për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.Në një shkrim në Twitter, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka komentuar këtë vendim, duke thënë se është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës.

“Jemi njoftuar për vendimin e presidentes Osmani për të shkarkuar shefin e KQZ-së, e për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet duke siguruar përgatitje profesionale në kohë për zgjedhjet lokale dhe për reformat në ligjin për zgjedhje”, ka shkruar Szunyog.

Të martën, Osmani vendosi për shkarkimin e Dakës. Shkarkimi i saj nuk u mirëprit nga shoqëria civile, e cila e akuzoi presidenten se vendimi ka qenë politik.

Asnjë koment

Comments are closed.