Zyrtare: Kosova me tre klube në Evropë
Konfirmohet nga mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, se Kosova tani e tutje do të ketë tri skuadra në garat ndërkombëtare.
Vendimi do të hyjë në fuqi që nga edicioni i ardhshëm 2020/2021.
“Një tjetër lajm i mirë nga mbledhja e KE të UEFA-s është edhe miratimi i sistemit për garat e klubeve për edicionin 2020/21 në Evropë, ku Kosova do të përfaqësohet me një klub në Ligën e Kampionëve dhe dy klube në Ligën e Evropës, gjë e cila iu kishte premtuar drejtuesve të FFK-së në takimin e mbajtur në Budapest”, thuhet në njoftimin e FFK-së përcjellë Klan Kosova.
Ndryshe dje presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin u bëri thirrje shteteve që nuk e njohin Kosovën, me përjashtim të Serbisë e Bosnjë e Hercegovinës, që të luajnë dhe ta pranojnë me të drejta të barabarta kombëtaren e Kosovës në shtetet e tyre.