13-12-2024

Zyrtari i KDI-së i vlerëson si të paaftë njerëzit e politikës në Prizren

Zyrtari i KDI-së në Prizren, Naim Cahanaj, ka komentuar zhvillimet e sotme gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal të Prizrenit, në të cilën pati përplasje e polemika mes kuvendarëve, e madje edhe kryetarit Hakuka, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Në një postim në profilin e tij në “facebok” ai, ka shkruar:

“Me ketë nivel të përfaqësimit në organin më të lartë vendimmarrës, me këtë nivel të performancës së ekzekutivit komunal, qytetarët e komunës së Prizrenit do ta kenë edhe më vështirë të vendosin në zgjedhjet ardhshme.
Meqenëse po dalin të paaftë njerëzit e politikës për të adresuar çështjet publike, ndoshta duhet me mëndu edhe variantin për një vetë-organizim të komunitetit për të administruar punët e përgjithshme që janë kompetencë e nivelit lokal (besoni që Korisha shumë ma mirë administrohet nga komuniteti)”, ka shkruar ai.

Në këtë rast, do përmendur se ka kohë që nga KDI dhe zyrtarët e saj, nuk ka pasur deklarim për gjendjen në Komunën e Prizrenit./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.