Zyrtari policor thotë se Dragashi është zona me qetë gjatë këtyre ditëve
Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se, që nga përhapja e koronavirusit në Kosovë, në Komunën e Dragashit nuk ka pasur as edhe një person të arrestuar apo ndaluar.
I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, Osmanollaj ka thënë se tash e sa ditë në Dragash nuk është lajmëruar asnjë rast që ka të bëjë me ndonjë veprim kriminal.
“Në dragash gjatë këtyre ditëve nuk është lajmëruar asnjë rast për vjedhje, nuk ka pasur arrestime e as ndonjë kallëzim penal”, ka thënë ai, duke shtuar se gjendje më ndryshe ka qenë në Suharekë dhe Prizren.
Ndryshe, Dragashi vazhdon të mbetet zonë e paprekur nga pandemia globale Covid-19, përderisa numri i të infektuarve në Kosovë ka tashmë ka shkuar në 20. /BetimipërDrejtësi