26-04-2024

​Kompania në të cilën punonte 22-vjeçari nga Mushtishti jep detajet e vdekjes tragjike

Përmes një komunikate për media, kompania Lab-Oil nga Prishtina  ka treguar detajet e vdekjes së 22 vjeçarit nga Mushtishti i Suharekës, i cili humbi jetën në vendin e punës.

“Më datë 24.02.2019 në fabrikën e Petrokoksit që gjendet në Preoc (magjistarja Prishtinë-Ferizaj), aksidentalisht ka humbur jetën punëtori ynë, Krenar Jemini (1997). I ndjeri Jemini në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse. Kompania Lab-Oil me anë të kësaj komunikate dëshiron që të bëjë me dije për opinionin se kjo është e vërteta e ngjarjes tragjike që ka ndodhur në kompaninë tonë. Familjes së ish-punëtorit tonë, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Foto:Ilustrim

Asnjë koment

Comments are closed.