22-05-2026

100 mijë euro për vr*asje me hakmarrje, kërkohet paraburgim për të ekstraduarin nga Gjermania

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin E.H., i cili sapo është ekstraduar nga Gjermania, nën dyshimin për planifikim të një vrasjeje me motive hakmarrjeje.

Sipas hetimeve, i dyshuari akuzohet se kishte planifikuar eliminimin e personit M.D., pas një konflikti të mëhershëm që dyshohet të ketë ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2021.

Prokuroria thotë se plani dyshohet të jetë organizuar në bashkëpunim me persona të tjerë, ndërsa për realizimin e vrasjes është ofruar edhe një shumë prej 100 mijë eurosh për të gjetur ekzekutorë.


Pas arrestimit në Gjermani dhe ekstradimit në Kosovë, i dyshuari është dorëzuar tek Policia e Kosovës dhe tashmë ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit në Gjykata Themelore në Prishtinë.

Rasti po cilësohet si një nga hetimet më serioze të fundit për përgatitje të vrasjes me pagesë, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për identifikimin e të gjithë të përfshirëve.

Asnjë koment

Comments are closed.