11 persona arrestohen në Korishë të Prizrenit
Policia ka raportuar për arrestimin e 11 personave në fshatin Korishë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas policisë, arrestimi është bërë për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.
“Korishë -21:05 Raportohet se në një lokal janë takuar 11 meshkuj kosovar të cilët kanë rënë ndeshe me vendimin e Qeverise dhe Ministrisë se Shëndetësisë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net /