02-05-2024

12 aktakuza kundër 18 personave në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë 27 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur (12) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

  • Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366.
  • Tre (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314;
  • Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185;
  • Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” nga neni 184;
  • Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja” nga neni 181;
  • Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269;
  • Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248;
  • Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja” nga neni 313 dhe “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” nga neni 318, sipas KPRK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.