27-07-2024

12-vjeçarja e plagosur në Finlandë është nga ky qytet i Kosovës

Një grup i shqiptarëve të Kosovës në Finlandë kanë njoftuar se vajza nga Kosova që u plagos në Vanta të Finlandës është nga Mitrovica.

Në njoftimin e tyre në një grup në Facebook, thuhet se 12-vjeçarja po vazhdon të trajtohet në intensivë.

“Finlanda në Zi për ngjarjen e djeshme 

Vajza 12-vjeçare nga Mitrovica është ende duke luftuar për jetën.

Pas operacionit të gjatë e të vështirë, ajo vazhdon të jetë nën vëzhgimin intensiv të mjekëve në Helsinkit (HUS), e rrethuar nga aparaturat e shumta jetëdhënëse. 

Pavarësisht gjëndjes tepër të rëndë shëndetësore të vajzës, Familja dhe i gjithë Komuniteti Shqiptar në Finlandë akoma shpresojnë mbijetimin e saj.”- thuhet në postim.

Asnjë koment

Comments are closed.