23-11-2024

14 persona nga Malisheva rrezikohen të gjobiten deri në 2.000 euro

Qeverisa e Kosovës ka aplikuar dispozita të reja shëndetësore gjatë pandemisë. Sipas kësaj nga dje, kushdo që nuk respekton vendimin e ri, personat fizik mund të dënohen me 1.000 deri në 2.000 euro.

Megjithatë qytetarët e vendit kanë vazhduar shkeljet. Ata nuk dolën në kohën që iu është përcaktuar në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar policisë,  më së shumti ky vendim është shkelur nga vatra e përhapjes së koronavirusit në Malishevë,  ku janë arrestuar  14 persona.

Derisa në fsh. Astrazup, është arrestuar një në Balincë, janë ndaluar trembëdhjetë (13) meshkuj K, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë, duke u grumbulluar.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt përveç pronarit të lokalit i cili është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.