22-11-2024

18 mësimdhënës në Prizren rezultuan me Covid, derisa 210 mantelbardhë kanë kaluar infeksionin

Dy raste të vdekjes me covid janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Prizrenit, derisa 36 persona kanë rezultuar të infektuar.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se spitali rajonal i Prizrenit është i stërmbushur me pacientë, disa prej të cilave janë nga komunat përreth, derisa të shtuar janë rreth 120 pacientë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ai ka thënë se nga analizat aerologjike ka dalë se një numër i punëtorëve të arsimit dhe shëndetësisë kanë dalë pozitiv me Covid,

Haskuka ka njoftuar se nga 600 testime të mësimdhënësve, 18 kanë rezultuar të infektuar me Covid”,

Testimi i mësimdhënësve është bërë nga Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë dhe nga QKMF-ja.

Sa i përket punëtorëve të shëndetësisë nga 490 punëtorë, 210 kanë e kaluar, ndërsa tashmë janë 30 aktiv./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.