02-12-2024

20 vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë

Sot bëhen 20 vjet që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë.

Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saja policore dhe ushtarake nga Kosova.

Dita e Çlirimit të Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesën më të madhe në histori.

Me rastin e shënimit të 20-vjetori ti të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, në Kosovë kanë ardhur ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Kjo datë e rëndësishme do të shëbohet edhe në Prizren.

12 Qershori shënohet si Dita e Çlirimit të Prizrenit. Në këtë Komunë sot është ditë pushimi për institucionet publike.

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Mytaher Haskuka, Komuna e Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme kulturore e sportive:

10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve (në Landovicë)
10:30 – Manifestim për nder të Ditës së Çlirimit (në platon pranë varrezave të dëshmorëve në Landovicë)
12:00 – Seancë solemne dhe ndarja e dekoratave (në sallën e Asamblesë Komunale)
13:00 – Vendosja e kurorave pranë lapidarëve të dëshmorëve Remzi Ademaj, Ismet Jashari, Xhevat Berisha dhe Pal Paluca
13:45 – Hapja e turneut të basketbollit (në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”)
14:30 – Hapja e turneut të futbollit (në Stadiumin “Përparim Thaçi”)
19:00 – Koncerti i Lirisë me SHKA-të nga Prizreni dhe Ansambli Popullor Tiranë (në sheshin Shatërvan)
23:00 – Hedhja e fishekzjarreve festive (në Kalanë e Prizrenit)

Asnjë koment

Comments are closed.