22-11-2024

22 metra asfalt rregullojnë një problem me të cilin janë ballafaquar shoferët kur kanë shkuar në aeroport

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se hekurudha tek aeroporti Adem Jashari është rregulluar.

Kjo me një intervenim të vogël, të cilin Abrashi e quajti problem i lënë pasdore për shumë vite. Problemin e tillë, Abrashi tha se e rregulloi duke shtruar 22 metra asfalt.

“Hekurudha tek Aeroporti u rregullua. Një investim i vogël, një problem i lënë pasdore për shumë vite, sot me vetëm 22 metra asfallt, merr formë e rregullohet”, ka shkruar Abrashi.

Tutje, Abrashi tha se do të vazhdojë me punime të vogla e të mëdha, të cilat për qytetarët kanë rëndësi.

“Ata që kanë kaluar nëpër rrugën e Aeroportit janë ballafaquar me problemin e binarëve, që shpesh ishin edhe shkas i aksidenteve. Vazhdojmë me punë të vogla e të mëdha, por që kanë rëndësi për qytetarët”, përfundoi Abrashi.

Asnjë koment

Comments are closed.