22 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës, Zenun Çoçaj
Sot mbushen 22 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës, Zenun Çoçaj.
Ai ra dëshmor më 4 qershor 1999, në fshatin Gjonaj të Hasit si pjesëtar i UÇK-së në brigadën 126 në Zonën Operative të Pashtrikut, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Ishte komandat i batalionit logjistik të brigadës 126. Ngeli brenda kufirit dhe me ushtarët e mbetur riaktivizoj njësitin sanitaro-vëzhgues të kësaj brigadës
Vitin e kaluar në kontekstin e shënimit të 28 Nëntorit – festës që përkon me disa ngjarje madhore të historisë kombëtare, nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dëshmorit Çoçaj iu nda urdhri “Hero i Kosovës”.
Ai bashkë me dr. Halil Cikajn, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-së, pos tjerash kanë ndihmuar edhe shumë bashkëluftëtarë të UÇK-së, të cilët arrinin në fshatrat e zbrazura të Hasit si dhe në malet e Pashtrikut.
Ndryshe Zenun Çoçaj punoi për disa vjet si sekretar shkolle në Gjonaj.
Sot shkolla fillore e fshatit Gjonaj mban emrin “Zenun Çoçaj”. /GazetaePrizrenit.net