Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 24 persona e janë regjistruar 890 raste të reja me COVID-19.
05 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 26.688.