25-vjeçari nga Kosova përplaset me dy BMW në Zvicër
Një portugeze 26-vjeçare po shkonte me BMW-në e saj në Oftringen (Solothurn) të shtunën pasdite dhe donte të kthehej në një pikë karburanti, shkruan polizeischweiz.ch.
Kur ajo ngadalësoi automjetin dhe ndaloi në rrugë, shoferi që ndodhej mbrapa saj, një kosovar 25 vjeçar, po ashtu me BMW reagoi shumë vonë dhe u përplas me pjesën e pasme të makinës së gruas në fjalë.
Si rezultat i përplasjes, 25-vjeçari dhe makina e tij u futën në korsinë e kundërt, gjë që çoi në një përplasje tjetër me një automjet që po afrohej – përsëri një BMW.
Për fat, nuk kishte asnjë të lënduar, transmeton albinfo.ch. Dëmi i përgjithshëm material arrin në disa dhjetëra mijë franga.
Lexo edhe:
Shitësit në trotuar, kalimtarët në rrugë në “Bazhdarhane” të Prizrenit (FOTO)