5 aktakuza kundër 9 personave në Prizren
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëmbëdhjetë aktakuza kundër njëzetekatër personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale. /GazetaePrizrenit.net
Lexo edhe:
Profesori Haskuka e bëri “lëmsh” arsimin në Prizren