E plotësuar
Vetëm dy persona, shoferi i kamionit dhe pasagjeri kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve në aksidentin tek Ura e Landovicës, njoftuan zyrtar nga polica rajonale në Prizren. njoftojnë se
Sipas tyre, rasti ka ndodhur pas përplasjes së një veture dhe kamioni, derisa shoferi i kamionit ka tentuar t’i ikë veturës, ndërsa ka goditur pjesën e këmbës së urës.
Raportohet se për shkak të bllokimit të rrugës nga aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata, në më shumë se 10 kilometra.
—
Një aksident ka ndodhur, sot rreth orës 18:00 tek ura e fshatit Landovicë, në magjistralen Prizren- Gjakovë, me ç’rast janë lënduar 5 persona.
Televizioni lokal “Besa” ka njoftuar se në mesin e lënduarve janë edhe dy fëmijë të moshës 10 vjeçare.
Kamioni pas aksidentit