23-04-2024

Prizren: Hetohen zyrtarët që dhanë leje për ndërtime në vijën e hekurudhës

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, në një prononcim për medie ka folur rreth rasteve të vdekjeve të dyshimta të dy nxënëseve dhe për uzurpimet në pronat e hekurudhës.

 

I pari i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka thënë se hetimet e këtij institucioni në bashkëpunim me Policinë rreth vdekjeve të dyshimta të dy nxënëseve janë në fazën përfundimtare, dhe së shpejti njoftoi ai, do të dalim me konstatime finale për këtë çështje.

 

Kryeprokurori Shala, më pas foli për një tjetër çështje, atë të uzurpimeve në pronat e hekurudhës dhe ndërtimet e larta aty. Ai tha se tashmë janë ngritur 18 aktakuza kundër të dyshuarve për uzurpime, ndërsa 31 raste të tjera janë duke u punuar nga oganet e hetuesisë.

 

Ai gjithashtu foli edhe rreth ndërtimeve pa leje rreth vijës së hekurudhave, duke thënë se zyrtyarisht kanë filluar hetimet, dhe në bazë të provave që do të rezultojnë nga hetimet, do të vendoset edhe rreth fatit të zyrtarëve të cilët kanë lejuar lëshimin e lejeve në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

 

Ndryshe, padia e Infrakosit në Gjykatën e Prishtinës për uzurpime, i pati shkaktuar problemeve të mëdha komunës së Prizrenit, që kishte pezulluar për një kohë të gjatë Planin Zhvillimor të saj.

 

Drejtues të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, thanë se do të jenë mjaft aktiv në kryerjen e obligimeve ligjore që i takojnë këtij institucioni të rëndësishëm./tvprizreni/

 

Asnjë koment

Comments are closed.