Kortezhi i Demaçit niset drejt varrezave të Velanisë
Kortezhi i Demaçit niset drejt varrezave të Velanisë
Kortezhi i Adem Demaçit, tashmë është nisur drejt varrezave të Velanisë, ku në orën 12:00 pritet të varroset në “Varrezat e Dëshmorëve”.
10:15-Abetare Demaçi: Kisha një baba që e ndava me të gjithë shqiptarët
Abetarja: Babai im tha, po ta njihnin shqiptarët mirë veten, do luftohej e keqja
Abetare Demaçi, vajza e Adem Demaçit, mori fjalën para të pranishmëve ku po mbahet ceremonia mortore.“Para se të vdiste më thoshte se më e rëndësishmja është ta njohësh veten. Ishte njeri që u sakrifikua për shqiptarizmin. Po ta njihnin shqiptarët mirë veten do përpiqeshin ta përmirësonin veten, dhe në mënyrë kritike të luftohej e keqja, më thoshte ai. Kështu si jemi, nuk e njohim as veten, nuk e dimë rëndësinë e bashkimit dhe do na përsëritet historia”, ka thënë Abetare Demaçi, duke i kujtuar mesazhet që i kishte lënë babai i saj. “Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të”, përfundoi ajo.
Ndërsa, djali i Demaçit, Shqiptar Demaçi, falënderoi të gjithë ata që janë sot të pranishëm për të nderuar babanë e tyre Adem Demaçin.
Meta: Sot fjalët janë të pakta, e dhimbja e madhe
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në ceremoninë komemorative për veprimtarin Adem Demaçi, ka thënë se ai qëndroi, luftoi dhe fitoi, duke u bërë shembull për të gjithë shqiptarët./Koha.net/
Ceremonia filloi me intonimin e himnit shtetëror pastaj kombëtar, dhe me një minutë heshtje.