6 muaj burgim dhe gjobë ndaj hajdutit të biçikletës
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale SH.Q. nga Prizreni, dhe e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje, duke i shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300 (treqind) euro .
Në përshkrimin e aktgjykimit, thuhet se me datën 24.03.2017, rreth orës 13.25 minuta në Prizren me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, i pandehuri merr pasurinë e të dëmtuarit me iniciale O.O, në atë mënyrë që i dëmtuari kishte lënë biçikletën e tij, para derës në korridorin e banesës në katin e tetë ku edhe banon.
Me këtë rast i pandehuri shkon në katin e tetë merr biçikletën e të dëmtuarit dhe duke zbritur shkallëve, në katin e dytë kapet nga mirëmbajtësi i banesës.