26-04-2024

Haradinaj: Prizreni nuk do të jetë peng i disa komplikimeve administrative të së kaluarës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Prizren, deri sa ka vlerësuar rëndësinë ekonomike të parkut të biznesit, në hapësirat e ish-KFOR-it gjerman, ka deklaruar se Prizreni nuk do të jetë peng i disa komplikimeve administrative të së kaluarës.

Haradinaj, ka deklaruar kështu pas takimit me kreun e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Kryeministri ka thënë se Komunës duhet t’i hiqen pengesat për të kaluar në një plan urbanistik dhe zhvillimor.  Ai ka vlerësuar rëndësinë ekonomike të parkut të biznesit, duke thënë se kjo paraqet një arritje të madhe dhe nxitje për zhvillimi ekonomik të kësaj ane.

“Në të kaluarën, gjatë disa projekteve infrastrukturore nuk janë zgjedhur procedurat e shpronësimit. Komuna padrejtësisht është e bllokuar nga paditë, jo vetëm të kompanive private, por disa organizatave shoqërore, të cilat ia pamundësojnë ecjen përpara. Nuk guxojmë ta lëmë peng Prizrenin, një qendër kaq të madhe, për shkak të këtyre komplikimeve administrative në të kaluarën”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se e ka siguruar kryetarin që qeveria do t’i kryej detyrat e saj,  në këtë drejtimi, sikurse këtë duhet ta bëj edhe vetë komuna.

Ai ka thënë se në takimin me Haskukën ka diskutuar edhe për çështje të sigurisë, ndërsa kemi pajtim që substanca narkotike nuk guxojnë të shpërndahen nëpër shkolla.

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.