25-04-2024

6 muaj burgim dhe gjobë ndaj hajdutit të biçikletës

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale SH.Q. nga Prizreni,  dhe e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer  veprën penale vjedhje, duke i shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300 (treqind) euro .

 

Në përshkrimin e aktgjykimit, thuhet se me datën 24.03.2017, rreth orës 13.25 minuta në Prizren me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, i pandehuri merr pasurinë e të dëmtuarit me iniciale O.O, në atë mënyrë që i dëmtuari kishte lënë biçikletën e tij, para derës në korridorin e banesës në katin e tetë ku edhe banon.

 

Me këtë rast i pandehuri shkon në katin e tetë merr biçikletën e të dëmtuarit dhe duke zbritur shkallëve, në katin e dytë kapet nga mirëmbajtësi i banesës.

 

Asnjë koment

Comments are closed.