20-04-2024

Haskuka bisedon me Haradinajn prioritetet e Komunës, që ndërlidhen me qendrën

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, në takimin me kryeministrin Haradinaj, ka thënë se ka biseduar në lidhje me prioritetet e Komunës, të cilat janë të ndërlidhura me nivelin qendror.

Ai tha se disa nga temat e takimit kanë qenë: shpronësimi i tokave në zonën ekonomike “Parku Industrial”,  pastaj zhbllokimi i lejeve ndërtimore që kanë ndodhur për shkak të padisë nga Infrakosi (Hekurudha e Kosovës), menaxhimi i parkut të inovacionit në hapësirat e KFOR-it gjerman, pastaj siguria në shkolla, parkingjet dhe projektet tjera të ndryshme infrastrukturore.

 

“Komuna më parë ka bërë kërkesë për nënshkrimin e vendimit nga ana e Qeverisë për ta hapur rrugën drejt realizimit  të Parkut Industrial. Në lidhje me këtë, Kryeministri premtoi se është i gatshëm ta nënshkruaj këtë vendim. Ndërsa për parkun e inovacionit u diskutua mundësia e involvimit të Komunës, megjithëse ky projekt është nën kompetencë të qeverisë”, ka deklaruar ai.

 

Kryeministri nga ana e tij ka premtuar se do të jep përkrahje maksimale për të gjitha iniciativat e Komunës, pasi që Prizreni është qyteti i dytë më i madh.

Asnjë koment

Comments are closed.