20-04-2024

Planifikohet mbjellja e 200 mijë fidaneve me dredhëza në Suharekë

Suhareka nënshkruan memorandum për 200 mijë fidane të dredhëzës.

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural  dhe Kompania “Iseferi”, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, për projektin: “Rritja e sipërfaqeve të prodhimit me dredhëz industriale, varieteti Senga Sengana, në sipërfaqe prej 5 hektarësh, në Komunën e Suharekës”.

Në njoftimin e komunës, thuhet se qëllimi i kësaj marrëveshje është mbështetja e fermerëve në rajonin e Suharekës, në kultivimin e dredhëzës industriale, përmes mbështetjes me 200 mijë fidaneve me këtë kulturë.

Asnjë koment

Comments are closed.