27-04-2024

Kërcet dajaku në Prizren: 20-vjeçari sulmohet nga shtatë persona, shkak një vajzë

Lidhjet e dashurisë jo rrallëherë bëhen shkaktarë të përleshjeve mes të rinjve në Kosovë. Këto raste, shpesh përfundojnë me sulme brutale, siç ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Enver Hadri”, në Prizren, ku një grup sulmoi një 20-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se i riu është sulmuar dhe therur me thikë 7 ose 8 persona, që i shkaktuan plagë në trup, teksa ishte duke lëvizur me një automjet.

Sipas informatave të para, pas marrjes së veprimeve hetimore nga Policia për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti është zbuluar se motivi i përleshjes mund të jetë një vajzë.

Sinjali mëson se viktima ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që mori si pasojë e konfrontimit me të dyshuarit, ndërkohë që Policia e ka konfirmuar se është iniciuar rasti si “lëndim i lehtë trupor”.

Asnjë koment

Comments are closed.