26-04-2024

Prizren: Në pikë të ditës dhe të pamaskuar – Detaje se si të rinjtë e grabitën një grua në qendër

Një grabitje ka ndodhur në qendër të Prizrenit, ku dy persona ia marrin me forcë zinxhirin nga qafa një gruaje.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Policia bën të ditur për Gazetën Sinjali se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, dy të rinj kanë qenë pa maska dhe pa armë derisa kanë kryer grabitjen.

Të dyshuarit i kanë marrë nga qafa zinxhirin qytetares dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është në hetime për të identifikuar personat.

 

Policia gjithashtu ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të objekteve përreth lokacionit se ku ndodhi grabitja.

Asnjë koment

Comments are closed.