23-04-2024

Mashtroi mijëra turq me kriptomonedha, prokuroria shqiptare kërkon ekstradimin e bosit të THODEX

Në Turqi është duke vijuar seanca gjyqësore në ngarkim të atij që është cilësuar si “bosi” turk i kriptomonedhave Faruk Fatih Özer. Ai u arrestua në Vlorë më 30 gusht 2022 dhe mediat në vend raportojnë se në Stamboll është mbajtur seanca e tretë gjyqësore ku është dëgjuar pala mbrojtëse.

Zyra e prokurorisë kërkon që pronari Thodex, monedhës virtuale turke, të dënohet me 40, 562 vite burg për 3 krime.

Kujtojmë se Turqia kërkon ekstradimin e tij ndërkohë që në Shqipëri, Gjykata e Elbasanit ka vendosur për të më 2 shtator 2022 masën e sigurisë arrest me burg. Kurse Ozer i ka mohuar akuzat dhe ka shtuar se ky që po i bëhet është një sulm politik.

Fatih Özer u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë, të cilat i kishte fituar duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, ‘Thodex’.

Ai rezultoi të ishte futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk. /abcnews.al/

Asnjë koment

Comments are closed.