09-02-2023

A do të depërtohen shqiptarët që shkojnë me gomone në Angli?

Britani e Madhe- Shqiptarët që shkojnë me gomone në Angli duket nuk do të deportohen.

Home Office e ka shpallur të pavlefshme për momentin marrëveshjen që Patel nënshkroi me qeverinë shqiptare në gusht për të kthyer me shpejtësi ata që mbërrijnë ilegalisht përmes gomoneve.

Departamenti ligjor i qeverisë ka konfirmuar në këtë mënyrë se nuk ka të drejtë të përshpejtojë dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë pas mbërritjes së tyre në Britaninë e Madhe, me politikat e qeverisë që marrin një kthesë 360 gradë.

Pohimi u bë në një letër ligjore që iu dërgua avokatëve të cilët punojnë për bamirësi ndaj refugjatëve, “Care4Calais”, organizatë e cila kishte sfiduar politikën duke e çuar vendimin në gjykatë.

Duncan Lewis Solicitors, që përfaqëson Care4Calais, e cila kundërshtoi kërkesën, i dërgoi një letër paraveprimi qeverisë duke kërkuar zbulimin e skemës së propozuar, percjell noa. Në përgjigjen e saj, departamenti ligjor i qeverisë shkruante se marrëveshjet me qeverinë shqiptare “nuk zbatohen për azilkërkuesit”.

Letra konfirmon gjithashtu se ata njerëz që mbërrijnë në Britani me anije nuk mund të trajtohen si emigrantë të paligjshëm. “Ata që mbërrijnë duhet të trajtohen si të gjithë emigrantët e tjerë”, thuhet në letër.

“Që nga nënshkrimi i marrëveshjes sonë të kthimit me Shqipërinë në vitin 2021, ne kemi larguar më shumë se 1000 shqiptarë, duke përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB. /Marrë nga “The Guardian”

Asnjë koment

Comments are closed.