26-04-2024

7 të infektuarit e rinj me Covid-19 nga rajoni i Prizrenit janë nga këto vendbanime

Krahasuar me ditët paraprake, sot janë raportuar shifra pak më të ulëta të të prekurve me Covid-19 në Kosovë.

Nga 451 mostra të testuara, 145 presona kanë rezultuar pozitiv.

Gjatë këtyre 24 orëve në Prizren, dolën 7 të infektuar, prej të cilëve 3 janë në Prizren, ndërsa nga 1 në fshatrat Gjonaj,  Krajk të Hasit, Piranë, Zhur dhe Shkozë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes.

Po ashtu edhe nga lokalitetet e rajonit tonë, si  Suhareka, Malisheva e të tjera, sot janë disa raste, të cilat i keni në tabelën e paraqitur. /GazetaePrizrenit. net

Asnjë koment

Comments are closed.