30-11-2024

Lirohen nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Tri infermieret e dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë janë liruar nga paraburgimi.

Vendimin e marrë nga Gjykata Supreme për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja, Antigona Uka-Luftiu.

Kujtojmë se infermieret e përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi-Gashi u ndaluan pasi sulmuan një të moshuar që ishte banuese në këtë shtëpi.

Të njëjtat ishin në paraburgim që nga data 2 nëntor teksa rasti pati ndodhur më 29 tetor.

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme të pandehurat nuk mund të ndikojnë në asgjësimin dhe ndryshimin e provave dhe as nuk mund të ndikojnë tek e dëmtuara apo dëshmitarët me çka edhe është aprovuar kërkesa e mbrojtësve të të pandehurave.

“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm DP.PP.nr.336/2022 të datës 03.11.2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm PN1DP.nr.1561/2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për tu mbrojtur në liri”.

“Kjo gjykatë konsideron se nuk qëndron baza ligjore e parashikuar me dispozitat e nenit 187 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 pika 1.2.2 të KPPK, sepse siç rezulton nga shkresat e lëndës nuk ka arsye për të besuar se të pandehurat do të asgjësojnë, fshehin apo ndryshojnë provat e veprës penale, nuk qëndron fakti se të pandehura do të mund të ndikojnë tek e dëmtuara apo dëshmitarët, sepse provat gjegjësisht deklaratat e tyre ekzistojnë në shkresat e lëndës” thuhet në vendim

Asnjë koment

Comments are closed.