24-11-2024

Në Prizren nderohet kontributi i Dr. Nrek Dulajt

Sot në Prizren, Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”, Nderohet kontributi i Dr. Nrek Dulaji përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e dr. Nrek Dulaj.

Në emër të drejtorisë ka folur dr. Hasan Arzuallxhiu, drejtor mjekësor, i cili e ka vlerësuar punën dhe profesionalizmin e dr. Nrek Dulaj.

“Vdekja e dr. Nrek Dulaj është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por tërë komunitetin mjekësor të regjionit të Prizrenit. Jeta është një rrugëtim të cilin e përfundojmë herët a vonë, por çdo njeri duhet ta ketë një cak dhe përkushtim ndaj tij, e dr. Nreka cakun e ka pasur përkushtimin ndaj pacientit. Puna, angazhimi dhe kontributri i dr. Nrekës duhet të shërbejë si udhërrëfyes për gjeneratat e reja mjekësore”, – tha dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe persona duke studiuar

Dr. Shemsedin Shabollari, ka folur në emër të repartit të Internos, me vlerësimin se Dr. Nrek Dulaj ishte një profesionist dhe bashkëpunëtor i respektuar.

“Doktor Nrek Dulaj, pas kthimit nga Rijeka, fillon punën në kabinetin e gastroskopisë dhe kolonoskopisë. Aty punoi deri në ditët e fundit të jetës, me sukses e profesionalizëm të dalluar në diagnostifikimin e sëmundjeve dhe përkushtim e kujdes të jashtëzakonshëm ndaj pacientëve dhe personelit infermieror. Një kohë shumë të shkurtër, para se të diagnostifikohej me sëmundjen e pashërueshme, doktor Nreka kishte ëndrra për të vazhduar eduukimin për gastroskopi intervente, dhe tregoi vendosmëri dhe përgatitej edhe për një sfidë të re profesionale, me qëllim të dhënies së kontributit në trajtimin e pacientëve me gjakderdhje akute, Ai ishte ambicioz dhe me ambicie profesionale dhe njerëzore të pashterrshme, por që këto ambicie i pengoi sëmundja fatkeqe, të cilën sëmundje doktor Nreka e luftoi me durim dhe me guxim të njeriut luftarak dhe mjekut, i cili është i vetëdijshëm për karakterin dhe rezultatin e sëmundjes. Këtë fjalim po e përfundoj me një thënie latine: “ Vita brevis ars longa”, që në shqip do të thotë: “Jeta është e shkurtë, por veprat mbesin”,-tha ndër tjera ai.

Në emër të familjes ka falënderuar, e motra, Ollga. “Në emër të familjes ju falënderoj për organizimin e kësaj akademie përkujtimore, që tregon respektin për familjarin tonë dhe kolegun e juaj, doktor Nrekën”. Për ne si familje kujtimet tona për të do të jenë të pafund dhe do të mbeten gjithmonë burim frymëzimi për ne”, – pohoi ajo

Doktor Nreka ndërroi jetë më 29 korrik 2024 në moshën 61 vjeçare.

Asnjë koment

Comments are closed.