Del raporti: Ura mbi lumin Ibër është stabile e qëndrushme
“Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale”, kështu thuhet në raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër, të cilin e publikoi Hysen Durmishi, zëvendësministri i Infrastrukturës në vend.
“Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”, shkruan ai.

“Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”.