Vetëvendosje në Prizren hodhi sot kritika ndaj pushtetit lokal të drejtuar nga Shaqir Totaj i PDK-së.
Kjo për “keqpërdorimet dhe manipulimet në Komunën e Prizrenit”, e që sipas tyre kanë marrë përmasa drastike.
LVV-ja e akuzon pushtetin lokal edhe për kurdisje të tenderëve, për siç ka thënë, në dobi të dostave të Shaqir Totajt, duke përmendur edhe shpalljen publike për ndarjen e vijave të transportit publik të udhëtarëve në komunikacionin urban për vitin 2024 – 2025.
Komunikata:
“Keqpërdorimet dhe manipulimet në Komunën e Prizrenit kanë marr përmasa drastike. Përveç keqqeverisjes dhe vjedhjes së parasë publike, kurdisja e tenderëve në dobi të dostave të Shaqir Totajt nuk ka të ndalur.
Me rastin e SHPALLJES PUBLIKE PËR NDARJEN E VIJAVE Ë TRANSPORTIT PUBLIK TË UDHËTARËVE NË KOMUNIKACIONIN URBAN PËR VITIN 2024 – 2025, në njoftimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ofertave të datës 14.08.2024, përfitues është shpallur operatori “EFA TOURISM LL.C.”.
Në regjistrat e Agjecisë për Regjistrimin e Bizneseve, operatori “EFA TOURISM LL.C.” figuron të jetë themeluar me datën 22 prill 2024, në emrin e personit të quajtur Emin Altunç. Ajo cka është e habitshme është se numri kontaktues i biznesit në fjalë është i Zv. Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit Levent Buş. Levent Buş ndonëse është anëtarë I KDTP-së, është person i afërt me Shaqir Totajn dhe në Komitetin për Politikë dhe Financa përfaqëson PDK-në.
Perveç se kompanitë të afërta me PDK-ne tash e 4 vite perfitojnë tenderë te kurdisur, tani kanë filluar te themelojnë bisnese të reja per t’i kurdisur tenderët në dobi të tyre, me qëllim të përfitimit të paligjshëm.
Poashtu, me të dhënat që disponojmë nga sinjalizuesit e këtij skandali, autobusët nga kjo kompani janë sjellur në Prizren para se të shpallet fituesi dhe qëndrojnë në hapësirat e një kompanie private.
Rrjedhimisht, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren bënë thirrje Prokurorisë për veprim të menjëhershëm duke nisur hetimet ndaj të gjithë personave të përfshirë në këtë aferë korrupsioni.”, thuhet në reagimin e LVV-së në Prizren./Gazeta e Prizrenit