22-11-2024

A do të anulohet ndeshja Malisheva-Llapi?

Skuadra e Llapit ka reaguar me anë të një shkrimi, pasi Federata e futbollit të Kosovës ia refuzoi kërkesën atyre që ta fitojnë ndeshjen në tavolinë ndaj Malishevës.

Sipas, ekipi llapjan, futbollisti i Malishevës, Rilind Haziraj nuk kishte të drejt loje, pasi ka pasur katër kartonë të verdhë.

E FFK-ja, në arysetim e saj tha se Llapi u vonua në procedurat e ankesës.

Klubi nga Podujeva thotë në shkrimin e tyre se kërkesa ka shkuar brenda afateve kohore dhe besojnë se kanë të drejt dhe se do ta paraqesin ankesën në Shkallën e Dytë.

𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐦𝐢𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐆𝐚𝐫𝐚

Me rastin e ankesës së paraqitur nga ana e klubit tonë në lidhje me parregullësinë e kartonëve të lojtarit të FC Malisheva, Rilind Haziraj me nr të fanelës 99 në ndeshjen e zhvilluar të mërkuren, më 13 mars në stadiumin “Liman Gegaj” ndërmjet FC Malisheva dhe KF Llapi, Komisioni për Gara ka refuzuar ankesën tonë me pretendimin se ka qenë e pa afatshme, gjë e cila nuk qëndron sepse ne jemi bazuar në Nenin 62 të Propozicioneve të Garave ku thuhet se: 𝗔𝗿𝘀𝘆𝗲𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝘀, 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝗱𝗼𝗿𝗲̈𝘇𝘂𝗮𝗿 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗲̈ 𝗹𝗮𝗿𝗴𝘂 𝟰𝟴 𝗼𝗿𝗲̈ 𝗽𝗮𝘀 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗲𝘀𝗵𝗷𝗲𝘀, 𝗞𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶𝘁 𝗢𝗿𝗴𝗮𝗻𝗶𝘇𝗮𝘁𝗶𝘃 𝘁𝗲̈ 𝗚𝗮𝗿𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗮𝗻𝗴𝘂𝘁 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝘀. 𝗞𝗿𝗮𝗵𝗮𝘀 𝗮𝗻��𝗲𝘀𝗲̈𝘀 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗮𝗻𝗴𝗷𝗶𝘁𝘂𝗿 𝗳𝗹𝗲𝘁𝗲̈𝗽𝗮𝗴𝗲𝘀𝗲̈𝗻 𝗲 𝘁𝗮𝗸𝘀𝗲̈𝘀 𝗽𝗲̈𝗿 𝗮𝗻𝗸𝗲𝘀𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈ 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝟭𝟬𝟬 𝗲𝘂𝗿𝗼.

Klubi ynë e ka dorëzuar arsyetimin për ankesën përkatëse dhe pagesën e saj brenda afateve kohore sipas nenit 62 të propozicioneve të garave (𝐩𝐫𝐨𝐯𝐞̈ 𝐞𝐦𝐚𝐢𝐥𝐢 𝐦𝐞 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐧𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐞̈𝐬, 𝟏𝟓 𝐦𝐚𝐫𝐬, 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟐:𝟎𝟑).

Siq duket Komisioni për Gara nga ngutia për ta refuzuar ankesën nuk i ka shikuar gjitha nenet të cilat përpilohen nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit e Kosovës.

Andaj, KF Llapi për rastin e lartëcekur beson dhe shpreson se ka të drejtë plotësisht dhe se do paraqes ankesë në Shkallën e Dytë dhe do ndjek çdo rrugë të mundshme për ta dërguar deri në fund këtë qështje.

 

Asnjë koment

Comments are closed.