22-11-2024

A do të bie borë në janar-Ky është parashikimi i motit

Masat e ajrit me origjinë polare do të mbesin prezent në Kosovë edhe gjatë javës së ardhshme duke e vazhduar motin e ftohtë në vend ndërsa reshjet pritet të mungojnë deri në gjysmën e dytë të muajit janar.

Sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 6 gradë Celsius, në pesë ditët e ardhshme, nga 6 e deri më 10 janar.

Në viset malore temperaturat minimale parashihen të ulen deri -11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 13m/s, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit, erërat do të jenë më të fuqishme duke kaluar shpejtësinë mbi 20m/s. Erërat me këtë shpejtësi mbesin prezente vetëm ditën e hënë, ndërsa ditët tjera do të fryjë erë e lehtë deri mesatare.

Bazuar në situatën sinoptike dhe numerike, reshje të asnjë forme nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit aktual, që nënkupton se do të ketë deficit të reshjeve, ndërsa në fushat termike nga dita e enjte e javës vijuese do të ketë ngritje të lehta, thuhet në parashikimin e IHMK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.