A do të fitojë pikë, sot Liria në Gjilan?

Sot pasdite në Gjilan, Drita e Liria, do t’i matin forcat. Është skuadra e Lirisë, që i pati shkaktuar humbjen në vjeshtë në Prizren gjilanasve, dhe pas asaj kohe, Drita mbajti rekordin e skuadrës së pamposhtur.

Ndërkaq, në ndeshjen derbi, sot pritet lojë interesante me rivalitet. Liria, do të jetë komplete, pasi nga vuajtja e dënimit (shkaku i kartonëve), kthehet Domgjoni.  Ai në stërvitjen e fundit (të shtunën) ndjehej një atmosferë pune,  ndërsa pritet të reflektoj në lojën e të dielës.

Ndeshja, Drita-Liria, zhvillohet në Gjilan, në ora 16.00.