18-04-2024

Dua Lipa ndër tre artistët më të dëgjuara në botë në Spotify

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon të korr suksese të jashtëzakonshme në muzikë

Pos koncerteve dhe punëve rreth videove të reja, ajo ka arritur edhe një sukses të ri.

Ajo është artistja e tretë më e dëgjuar në botë në Spotify, e cila gjë e ka bërë të lumtur bukuroshen tonë.

Në fakt, këngët e 22-vjeçare janë dëgjuar mbi 42 milionë herë dhe për këtë arritje është mahnitur edhe vet Lipa.

Me të marrë lajmin, Dua ka falënderuar fansat anembanë globit duke iu premtuar këngë dhe video të reja.

” Mund ta besoni. Jam ndër tre artistit më të dëgjuara në botë në Spotify”, ka shkruar ndër të tjerash Lipa.

Theksojmë se ajo është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim./telegrafi/

 

Asnjë koment

Comments are closed.