23-11-2024

A do të ketë ndërrim të drejtorëve të Nismës në qeverisjen e Prizrenit?

Nisma, tashmë ka marrë raportin e perfomancës për tre drejtorët e saj, që janë pjesë e qeverisjes komunale të Shaqir Totajt, raporton Gazeta e Prizrenit.

Edin Shehu, drejtor për Administratë, Pranverim Berisha, drejtor për urbanizëm dhe Lirije Bytyqi për Zhvillim ekonomi, pos në komunë, vlerësimet e tyre tashmë i kanë edhe në tavolinën e kreut partisë, që pritet të vendosë tutje për vazhdimin apo jo të mandatit.

Gazeta e Prizrenit ka kontaktuar kreun e Nismës, Zafir Berishën, i cili konfirmoi pranimin e vlerësimit, por tha se kjo do të analizohet të hënën në mbledhjen e kryesisë së degës, ku edhe do të merret qëndrimi.

“Aktualisht nuk mund të them asgjë që rezultatet e vlerësimit, pasi qëndrimi ynë do të merret në kryesi”, tha ai për  Gazeta e Prizrenit, i pyetur nëse rezultatet janë të kënaqshme.

Ndryshe, tri ditë më parë, AAK njoftoi për shkëputjen e koalicionit me Kryetarin Shaqir Totaj, për shkak të shkarkimit nga ana e tij të drejtoreshës së Shëndetësisë, Burbuqe Krasniqi (AAK).

Totaj e drejtues të AAK-së dhanë deklarata të kundërta rreth prishjes së koalicionit. / Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Paradoks apo demagogji e Shaqir Totajt?!

Asnjë koment

Comments are closed.